Deklarata të forta/ Rama- deputetëve socialistë: Bëhuni gati…Nuk ka zgjedhjet për bashkitë

331-905x395.jpg

Të forta kanë qenë deklaratat e Kryeministrit Rama sot në takimin me deputetët socialistë, të cilëve i ka kërkuar të bëhen gati për fushatën zgjedhore të vitit të ardhshëm.

Rama  është shprehur se “Nuk jam për lista të hapura, por nuk i dihet… kësaj here në zgjedhje mund të shkohet dhe pa koalicione parazgjedhore”.

Rama ka folur gjithashtu dhe për idenë e heqjes së koalicioneve parazgjedhore (kërkesë e një grupi të opozitës së re), duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme ‘Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore’.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303