Është publikuar dokumenti me vendimin e dhënë sot nga GJKKO ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako.
GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg.
Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Sipas GJKKO, Bllako është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”.
Sipas SPAK, Bllako u vëtëdorëzua në polici. Bllako do të duhet të dërgohet në ambientet e paraburgimit të një burgu të sigurisë së zakonshme.

