Sigurohen pamjet e makinës në të cilën u vra pak para mesditës së sotme Armando (Tonin) Gjini, në mes të qytetit të Rrëshenit.
Makina në të cilën ndodhej Gjini, së bashku me dy fëmijët e tij është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë qenë vrasës profesionistë, pasi fëmijët nuk kanë pësuar asnjë dëm.
Disa prej plumbave e kanë kapur 48-vjeçarin në kokë, nga xhami i pasmë i mjetit.

