TË FUNDIT

Delvinë/ Digjen dy shtëpi, flakët ‘përpijnë’ fshatrat

Pasditen e sotme janë djegur dy shtëpi në Delvinë si pasojë e zjarrit që ka përfshirë kullotat, pemët frutore dhe shkurret në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë.

Në vendngjarje po shkojnë zjarrfikëset e Delvinës dhe Sarandës, por për shkak të terrenit ndërhyrja e zjarrfikësve duket se është e pamundur.

E vetmja mënyrë që zjarri të vendoset në kontroll është ndërhyrja me helikopter nga ajri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat