TË FUNDIT

Dëmet nga tërmeti/Miratohet fondi për riparimin e pallateve në Kavajë e Kamëz

Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë miratoi fondin për bashkitë Kamëz dhe Kavajë, për procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas VKM-së, rezulton se fondi i përgjithshëm për të dyja bashkitë kap vlerën e 510 milionë e 240 mijë lekë, që do të shkojë për riparimin e pallateve dhe banesave individuale.

Në VKM është parashikuar që për bashkinë Kamëz të akordohen 163 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër për bashkinë e Kavajës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat