TË FUNDIT

Demokratët mbërrijnë në selinë e PD për mbledhjen e Keshillit Kombëtar

Për pak minuta do të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar, ndërsa në selinë e PD-së janë bashkuar demokratët që do të marrin pjesë e që janë kandidatë për anëtarë të kryesisë së PD-së.

Në seli kanë mbërritur emra si Jozefina Topalli, Rusina Hajdari, Arbër Malltezi, Ina Zhupa, Kasem Mahmutaj, të cilët janë kandidatë për kryesi. Në minutat në vijim pritet që fjalën ta marrë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Pas fjalimeve do të nisë votimi. Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje.

Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat