Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë u për televizionin francez “TV5MONDE”, ku ka komentuar dhe vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Rama tha se po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe arrestimi i tij është një fakt.
“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, fakti që ka njerëz me pushtet që kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar flet vetë.. Po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës, dhe ndaj trafikut të drogës dhe kemi bërë përparime të dukshme në këtë drejtim”- tha ai.

