fbpx

Dënimi qesharak i vrasësve të Marvi Mihalit, e ëma dhe i ati shpërthejnë në klithma  

Screenshot_1-17.png

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg 4 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit, duke ndryshuar edhe kualifikimin e veprës penale, nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje.

Konkretisht, me 19 vite u dënua Dejvis Bitraj dhe nga 12 vite secili, Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.

Familjarët e viktimës janë shprehur kundër këtyre vendimeve, ndërsa akuzojnë gjykatësit se kanë ndryshuar akuzën për të abuzuar me vendimin.  Gjatë procesit, familjarët e Marvit kërkuan dënimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruar të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

“Nuk kam kërkuar asgjë, vetëm drejtësinë. Kam thënë që do ta vendos me çdo kusht. Sot çunit tim i ka lëviz pllaka e mermerit sipër varrit. Sa të kem jetë, të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndyrë do marrin reston e vet. Unë nuk do ndaloj së kërkuari drejtësi. Kjo është tallje. Ai e therri, ja nguli thikën nga lart dhe ai ndryshon kualifikimin e veprës penale, heq paramendimin, lë vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Këta gjykatësa s’kanë frikë as nga Vettingu asgjë. Nuk i bëhet von se vdiq djali im. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit”, u shpreh nëna e Marvi Mihalit.

Ndërsa babai e Marvi Mihalit klithi:  Mallkimi i djalit tim i ndjektë këta gjykatës, këta plehra.

Vrasja ndodhi në verën e 2017, pranë stadiumit të Dinamo, në kryeqytet, ku Mihali pas një sherri për karikuesin e telefonit, u godit me thikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i vrarë në vend.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303