Denoncimi i fortë: 4 miliardë lekë në errësirë për koncesionin abuziv

Është denoncuar një aferë e errët korruptive, ku qeveria i ka shtuar koncesionit të laboratorëve, 4 miliardë lekë në buxhetin e ardhshëm.

Denoncimi është bërë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.  Në një postim në “Facebook”, Shehaj e quan ketë koncesion korruptiv. Sipas tij, qeveria nuk është mjaftuar me aq, por i jep për vitin 2020, edhe 4 miliard lekë më shumë.

Denoncimi i plotë i Agron Shehajt:

Skandalet korruptive të Rilindjes nuk kanë të sosur. Ky është dokumenti zyrtar që tregon se në mënyrë të beftë, qeveria ka rritur faturën e koncesionit të laboratorëve me mbi 35 milionë euro pas tenderit.

Zraftbuxheti i vitit 2020 zbulon se qeveria do të paguajë 12,8 miliardë lekë për koncesionin e laboratorëve. Oferta e deklaruar fituese në tender nga qeveria, ishte 9 miliardë lekë.

Skandali është akoma më i madh nëse konsiderojmë që ministria e Shëndetësisë ka deklaruar zyrtarisht që vlera e Koncesionit të laboratorëve ishte 9 miliardë (66 mln euro). Kjo vlerë është aprovuar edhe në ligjin e Buxhetin e Shtetit për 2018 dhe 2019.

Por pa asnjë shpjegim dhe në mënyrë krejtësisht jo transparente, vlera e Koncesionit sipas draftit të buxhetit, kalon nga 9 miliardë lekë që ishte, në 13 miliardë lekë, pra 4 miliardë lekë (gati 35 milionë euro) më shumë, pa dhënë asnjë shpjegim dhe në shkelje të ligjiit.

Koncesioni i laboratorëve është një aferë korruptive, jo vetëm për rritjen e vlerës prej dhjetëra miliona euro, por edhe për faktin që kompania që ka fituar tenderin, është e llojit Guackë dhe për të cilën është e pamundur të dihet kush janë pronarët.

Lejimi i pjesëmarrjes së kompanive Guackë në tenderat publike, është tregues i qartë i vjedhjes së parave publike nga qeveria shqiptare.