“Mbyllet fabrika me 2000 punëtorë në Kamëz!” Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook.
Berisha ka denoncuar ikjen e investitorëve të një kompanie këpucësh në Bathore-Kamëz, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.
Sipas mesazhit të ish-kryeministrit, fabrika po mbyllet, pasi ndërtesën do ta përdorë kryebashkiaku socialist Rakip Suli për të hapur biznesin e tij me gips dhe elektronikë.
“Ikin investitorët, Mbyllet fabrika me 2000 punëtorë në Kamëz!
Narko-kryetari Suli akuzohet se do marrë ndërtesën për firmën e tij!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor Berisha. Një fabrike këpucësh në bathore Kamëz Tiranë me 2000 punëtorë po mbyllet më 1 nëntor. Fati i punëtorëve është në rrugë. Rakip Suli po hap rrugën që të sjellë në ndërtesë firmën e vet të elektronikës dhe gipsit. Ju lutem anonim”, shkruan Berisha.

