fbpx

Deputetët dhe ministrat morën telefonatat e rëndësishme, ja kush i telefonoi dhe favoret që iu kërkuan…

edoo.jpg

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputeti Gramoz Ruci gjate Asamblese se Kombetare te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar rreth punes se qeverisjes se majte ne keto dy vite./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Gramoz Ruci during the National Assembly of the Socialist Party.

 ‘Nuk do të ketë asnjë lloj favorizimi’. Ka qenë ky paralajmërimi i zv. kryeministrit Erion Braçe, i cili tha se disa prej bizneseve të mbyllur i kanë rënë celularëve të deputetëve dhe ministrave, por askush prej tyre nuk mund t’i shpëtojë.

“Gjatë këtyre 10 ditëve drejtoria e tatim-paguesve ka bllokuar llogarinë e 22 prej tyre. Disa kanë reaguar ndërsa disa të tjerë nuk kanë reaguar. Prej tyre kanë rënë telefonat e drejtorëve, deputetëve dhe disa ministrave. Po e përsëris. Mos u lodhni kot. Asnjë telefon nuk iu ndihmon dot.

Beteja për të formalizuar çdo transaksion përfshirë edhe shërbimet në restorante dhe bare në vijën bregdetare është fokusuar tek njësitë e mëdha, Nuk kërkojmë prej tyre asgjë veç detyrimeve, kupon tatimor për çdo blerje dhe shitje. Janë mbyllur disa njësi.

Nuk ju duhet as gjoba dhe as mbyllja e njësisë së tyre, Na duhet të punojnë ligjërish dhe të paguajnë detyrimet. Ata që kanë nisur këngën që po i mbyllni për një kupon , dua t’iu them se nuk bëhet fjalë për asgjë përveç zbatimit të ligjit. Secili prej tyre do kalojë në procesin e rivlerësimit”, tha Braçe.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303