Deputeti Korab Lita ka reaguar sërish me anë të një interviste në lidhje me kërcënimet në Parlament.
Ai e quan të rëndë kërcënimin ndaj Rudina Hajdari, pasi sipas tij nëse mund të kërcënohet një person me rëndësinë që ka Hajdari, atëherë kjo mund të bëhet ndaj kujtdo.
Pjesë nga intervista në Fax News
Hajdari ka dhënë dorëheqjen apo grupi nuk e ka dashur në krye?
Korab Lita: Ky fenomen ka ardhur pas një diskutim të 9 anëtarëve për 5 orë, secili ka dhënë mendimin e vet, dhe në fund pas rezervave që u paraqiten, Hajdari pranoi dorëheqjen dhe pastaj ne filluam procedura të tjera. Hajdari ka edhe 4 detyra të tjera të rëndësishme. Ne nuk e ndryshojmë diskursin tonë politik, ne kemi hyrë aty të gjithë bashkë dhe qëllimi ynë kryesor është ndryshimi i sistemit zgjedhor.
A jeni të ‘kërcënuar’ nga mazhoranca dhe kryeministri?
Korab Lita: Parlamenti është arenë, dhe nëse një deputet ndjehet i dhunuar aty, ai nuk duhet të jetë më deputet. Jam në dispozicion se unë po bëj këtë por ky standart që më bën qeveria nuk më le, pastaj janë votuesit që vendosin, nuk mund të thuash se jo nuk më lë qeveria dhe po e lë unë Parlamentin.

