Një foto e Artan Grubit, deputetit të partisë BDI në Maqedoni, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Politikani shqiptar nga Maqedonia shfaqet në foton e 20 viteve më parë duket duke protestuar mbi urën “Brankov Most” në Beograd, si mur i gjallë në mbrojtje të Serbisë nga bombardimet.

Ndërsa sot deputeti i BDI-së bën me duar shqiponjën, simbolin kombëtar. I ftuar para disa kohësh në TV24 ku ka folur për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë ka bërë edhe shqiponjën.
Dikur protestonte kundër bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë sot bën shqiponjën. Transformimi ideal i një politikani shqiptar.

