fbpx

Deputeti socialist infektohet me koronavirus, publikon foton nga përtej xhamit: Duke numëruar ditët

bushati.jpg

Deputeti socialist, Ervin Bushati është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Bushati thotë se është në ditën e katërt të simptomave. Pa dhënë shumë shpjegime për gjendjen e tij ai ka bashkangjitur edhe një foto ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

Një numër jo i vogël zyrtarësh në radhët e PS-së e kanë fituar betejën me këtë sëmundje në këto 9 muaj pandemi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303