TË FUNDIT

Deputeti tregon prapaskenat: Ja pse u ngrit Komisioni për Metën, e gjitha show mediatik

Pak përpara se Presidenti Ilir Meta të dilte përpara Komisionit Hetimor ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të shtetit, deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi doli në një deklaratë për mediat dhe tha se e gjithë situata e krijuar nga mazhoranca parlamentare është një show dhe se sipas tij, Meta me dekretin për zgjedhjet, shmangu konfliktin civil.

“Parlamenti po diskrediton rolin dhe misionin e tij publik për ti shërbyer interesave të shqiptarëve. Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për presidentin. Është show, diskreditim, manipulim mediatik. Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit”, u shpreh Maliqi.

Ndër të tjera, deputeti  Maliqi i drejtoi një thirrje “socialistëve të ndershëm dhe ndërkombëtarëve” që të ulen sa më shpejt, për të ndaluar siç tha ai, “aventurën e piktorit dështak që po e çon vendin drejt diktaturës”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat