Të tjera dëshmi kanë dalë në lidhje me vrasjen e Eglantina Bucit, e cila u ekzekutua në vitin 2012 kur ishte vetëm 23 vjeçe.
Mirëpo, në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Shkëlzeni tha se e motra ishte larguar nga shtëpia dhe se bënte një jetë jo të rregullt dhe pavarësisht se ata i kishin kërkuar të kthehej nuk pranonte. Madje ai deklaroi se motra ishte narkomane dhe madje ishte futur në një qendër rehabilitimi në Linzë por se gjatë kohës që duhet të ishte aty, kishte dalë në një videoklip.
Për këtë gjë, 37-vjeçari deklaroi madje se kishin shkuar dhe në polici duke denoncuar faktin se motra dhe pse në proces rehabilitimi ishte shfaqur në videoklipin e këngëtarit Murat Gjoniku.

