Një 34 vjeçar shqiptar ka tentuar të fusë heroinë në qelinë e tij në burgun Domoku, aty ku po vuan edhe dënimin.
Raportohet se ai u zbulua pasi droga iu gjet nën rroba e mbështjellë me qese najloni.
I riu kishte marrë leje dhe kur u kthye, atij iu gjet qesja me heroinë.
34-vjeçari vuante dënimin për trafikim lënde narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e qytetit të Lamias.