TË FUNDIT

Dështon ‘Provokacia’ / Flamuri ‘Kosova është Serbi’ do shpalosej në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Dje janë arrestuar tetë shtetas të Çekisë me dyshimin se sot në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në “Fadil Vokrri” do të shpalosnin me dron flamurin “Kosova është Serbi”.

Atyre u janë kapur me dy flamuj serbë, një baner, një dron, një kamerë, e dy radiolidhje.

“Janë shoqëruar në DRP Ferizaj, ku janë duke u intervistuar. U janë gjetur dy flamuj serbë dhe një baner me mbishkrimin antikosovar. Një dron, një kamerë dhe dy radiolidhje”, ka thënë major, Mehmetali Hajdini për Koha.net.

Kujtojmë se Kosova e pret sot Çekinë në Fadil Vokrri nga ora 15:00 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat