TË FUNDIT

Dështon seanca për Klement Balilin, Apeli e shtyn edhe dy javë

Apeli i Krimeve të Rënda ka shtyrë edhe me dy javë seancën për Klement Balilin.

Shkak u bë kërkesa e avokatit Sokol Hazizaj i cili kërkoi më shumë kohë që të njihet me aktet.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Balilin me 15 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në  10 vite burg, ndërsa prokuroria kërkoi 18 vite burgim.

Balili u përfaqësua në këto seanca nga avokati Theodhori Sollaku.

Klement Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat