Kanë dalë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e 500 mijë eurove dhe 105 kilogramëve të kokainës në Greqi.
Mësohet se pjesë e këtij rrjeti të madh droge ishin disa shqiptarë dhe kroatë.
Mirëpo, skema e tyre u zbulua pasi në disa pako shkruhej “Show Time” dhe në të tjera kishte imazhe të ndryshme.
Operacioni i Policisë së Athinës është organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane.
Sipas autoriteteve greke, organizata kriminale ishte e strukturuar mjaft mirë dhe profesionale. Kjo duket në sasinë e madhe të lëndës narkotike, logot e vendosura mbi pako dhe organizimin e tyre.
Në mesin e të arrestuarve janë 2 shqiptarë dhe 1 kroat. Sipas mediave greke, ata kishin këto role: Njëri ishte përgjegjës për blerjen e kokainës, ruajtjen dhe shpërndarjen e kokainës.
Anëtari i dytë ishte përgjegjës për sigurinë dhe transferimin tek blerësit, ndërsa i treti ishte përgjegjës për mbledhjen e parave. Policia sqaron se organizata kriminale do të fitonte 5 milionë Euro nëse kjo sasi kokaine do të hidhej në treg.
*Pamjet e kokainës janë publikuar në Twitter nga ministri grek

