TË FUNDIT

Detaje të reja/ Ja kush është personi i plagosur në Lezhë

Saimir Nikolla, 27 vjeç, është personi i plagosur me armë zjarri në Lezhë, paraditen e sotme. Gjendja e tij është e rëndë dhe për këtë arsye po transportohet drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur para tregut të qytetit. Nga të dhënat e para që ka mbledhur grupi hetimor, ndaj të riut është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

“Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet më tej në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat