fbpx

Detaje të rënda/ Shoferin e zë gjumi në timon, pushimet që u kthyen në tragjedi për babain dhe djalin

babi.jpg

Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti në autostradën e Mediterraneo, midis kryqëzimeve të Ebolit dhe Campagna, në provincën e Salerno që ndodhi të shtunën. Sot mediat italiane kanë bërë me dije të tjera detaje.

Viktimat, babai dhe djali, nga Gela, Siçili, ishin dy punëtorë që po ktheheshin në shtëpi nga një periudhë e gjatë larg saj, pasi kishin punuar në Romë.

Shoferi me gjasë ka humbur kontrollin e makinës për shkak të një përgjumjeje, thanë hetuesit. Viktimat janë Carmelo dhe Gianluca Martines, përkatësisht 67 dhe 37 vjeç.

Familja po kthehej në Gela (Caltanissetta) nga Roma për të kaluar pushimet familjare. Me ta, në sediljen e pasme të makinës, ishte edhe djali tjetër 44-vjeçar, i cili ka përfunduar në spital me disa lëndime.

Të tre kishin punuar këto kohë në kryeqytetin italian. Djali humbi jetën në vendngjarje, kurse babai, nga ana tjetër, vdiq pasi mbërriti në spital për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303