Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një adoleshent shqiptar është goditur për vdekje gjatë sherrit mes dy grupeve në Salt Hill Park
Sipas policisë kjo ngjarja e rëndë ndodhi pas një përplasje mes dy grupeve të përbërë nga të rinjtë nga ku humbi jetën 15 vjeçari shqiptar.
15-vjeçari, Elton Gashaj raportohet se ka marrë plagë të shumta në gjoks, nga goditjet me thikë, njofton policia britanike. Gashaj u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30 të shtunën.

