Policia ka njoftuar se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një kamion ka përplasur një makinë që drejtohej nga personi me inicialet M. Xh. Sipas policisë, ka vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 20:35, në rrugën ‘Misto Mame’ një kamion është përplasur me një autoveturë me drejtues shtetasin M. XH.
Si pasojë e përplasjes, nuk ka të lënduar, ka vetem deme materiale.
Policia Rrugore vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

