Tashmë është zbardhur edhe dëshmia e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Ai mësohet të ketë thënë para SPAK-ut se nuk e ka shpërdoruar asnjëherë detyrën.
“Nuk kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore. Për shpronësimin, është ngritur një Komision i Posaçëm.”, mësohet të shprehur ish-ministri.
Mësohet se Koka është pyetur në lidhje me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Fierit. Lidhur me akuzën për “korrupsion”, Koka ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje apo ndikim në kompanitë që kanë marrë para për kryerje punimesh në incenerator.
“Mospublikimi i ofertës tenderuese në fletoren europiane është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj.”, është shprehur më tej në dëshminë e tij ish-ministri.

