20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Detajet e reja/ Çfarë bënin secili prej 4 të ndaluarve gjatë grabitjes në Rinas

spot_img

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar për News 24 rolin e 4 të arrestuarve për grabitjen në Rinas.

Sipas saj janë arrestuar: Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O dhe Saimir Çela.

“Dy prej të ndaluarve, dyshohet të kenë punuar për modifikimin e furgonit me të cilin u krye supergrabitja. Ata e kanë modifikuar në pjesën e përparme dhe i kanë ndryshuar ngjyrën, e kanë lyer me të bardhë si dhe i kanë vënë mbishkrimin “Hetimi Tatimor””, – tha Lala.

Ndërsa vijon se “dy personat e tjerë V.O nga Fushë Kruja mësohet të ketë ndihmuar grabitësit të largohen nga vendi i ngjarjes me një furgon të dytë. Po ashtu edhe personi i katërt i përfshirë në grabitje është nga Fushë Kruja dhe dyshohet të ketë ndihmuar në grabitje.”

Mediat e tjera flasin edhe për një tjetër arrestim. Sipas tyre edhe Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës është arrestuar.

Dyshimet e policisë, janë se Çela nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat