Detajet/ Gazetarja zbardh dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Gazetarja e njohur e kronikës në vend, Klodiana Lala në një intervistë të dhënë për televizionin “Neës24” ndër të tjera ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili është edhe  bashkëpunëtor i drejtësisë për grabitjen e Rinasit.

“Admir Muratajn të gjithë personazhet e thërrisnin me nofkën “daja” në fakt dalin dy “daja” në dosjen e hetimit ku i dyti është një shtetas kosovar rreth 50 vjeç për të cilin Bengasi shprehet se po t’i vihet një foto përpara e njeh. Furgonin ia ka sjellë kushëriri Eldi Çala nga Fushë Kruja pasi e kishte sjellë Admir Murataj nga Kosova”,-tha ndër të tjera gazetarja Lala. /real-news.tv/