Detajet/  Humb jetën 18 vjeçari në aksidentin fatal

Një 18 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmjen e sotme.

Raportohet se 18 vjeçari ka dalë nga rruga me mjetin që drejtonte në aksin Thumanë-Krujë si pasojë e shpejtësisë së lartë. I riu Ahmet Keqi ka humbur jetën pasi ka dalë nga rruga në një këthesë të fortë në vendin e quajtur ‘Ish-këneta’, ndërsa bashkë me të udhëtonin dhe 4 të rinj të tjerë, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë.

Nuk dihet nëse dhe personat e tjerë janë lënduar, ndërkohë policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.