DETAJET/ Me tre plumba në trup, vdes i plagosuri në Selenicë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9 vjeçare, që ndodhet në hyrje të fshatit Resulaj.

Policia njofton se urgjenca e spitalit ka njoftuar se shtetasi Dilaver Tozaj ka marrë tre plumba, ndërsa spitali njofton se 50-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia raporton se viktima është qëlluar me armë tip pistoletë dhe po transportohej në spital me makinë private.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.