Detajet/ Mes dhimbjes dhe lotëve përcillet për në banesën e fundit 20 vjeçarja e vrarë me thikë nga i ati

I është dhënë lamtumira e fundit 20-vjeçares shqiptare Sabrina Lekaj, e cila u gjet e vrarë në një makinë dhe pranë saj i plagosur babai i saj. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për vrasjen e vajzës së tij me thikë dhe më pas vetëplagosja.

Në funeralin e 20-vjeçares kanë marrë pjesë familjarë të afërm e fqinjë të familjes. Vëllai i saj 11-vjeçar Pyrrhus, nëna e saj Romina dhe gjyshja me origjinë shqiptare vajtuan të ndjerën. Vetëm babai i të ndjerës, Petrit Lekaj mungonte pasi është në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës për tu përballur me akuzat e vrasjes të së bijës.

Familja Lekaj kishte emigruar në Australi nga Shqipëria dhe çifti punonin si promotor imobiliar.