DETAJET/ Të shtënat në Lezhë, policia identifikon autorin

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur pak më parë në Lezhë.

Uniformat blu kanë identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

“Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.