fbpx

Detin e kanë parë vetëm në televizor, pamje nga Bulqiza, gratë ecin me orë të tëra në temperatura përvëluese, duhet të transportojnë ushqimin e kafshëve për dimër

14DE8063-7925-4DA8-8025-A33C4D22A4DF.jpeg

Këto pamje vijnë nga Ostreni i Bulqizës, zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut. Në ditën më të nxehtë të kësaj vere ku temperaturat ishin mbi 40 gradë Celsius, gratë e fshatrave të Ostrenit të moshave nga 17 deri në 50 vjeçe, detyrohen që të bëjnë orë të tëra rrugë me këmbë për të transportuar ushqimin e kafshëve.

Ndryshe nga gratë e politikanëve që të nxehtin e përballojnë me fresikën e detit apo të maleve e zonave turistike, gratë e Bulqizës janë të detyruara që të transportojnë ushqimin e kafshëve për dimër me kurriz.

Kjo është puna e përditshme e tyre gjatë gjithë jetës edhe pse jemi në vitin 2021. Jashtë kameras, ato shprehen se detin e kanë parë vetëm në televizor. Ndërsa në momentin që shohin se po filmohen nisin të qeshin.

“He ore, mos më kap më me kamër,”- dëgjohet të thotë njëra prej tyre, teksa qesh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303