35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Detyra e re në PS e Damian Gjiknurit

spot_img

Një detyrë e re i është besuar ditën e sotme ish ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknurit. Mësohet se ai do të marrë postin e sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste. Pikërisht ky post i referohet koordinimit të punës në Reformën Zgjedhore.

Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme pas një takimi dhe votimi unanim që Gjiknuri të mbajë postin e sekretarit për Çështjet Zgjedhore. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ‘Gjiknuri është zgjedhur drejtuesi i një procesi të rëndësishëm që kam besim që në Kuvend me deputetët e rinj të opozitës, me të gjitha partitë të çojmë në një draft përfundimtar të reflektojë rekomandimet e OSBEE, dhe të ketë certifikimin e ODIHR. Misioni i ODIHR është në Tiranë, nesër do të ketë takime me partitë politike’.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka reaguar lidhur me detyrën e re të Gjiknurit, duke thënë se ish ministri është modeli i blerjes së votës në Shqipëri./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat