Mësohet se kreu i PD Lulzim Basha është larguar nga selia blu pasi ka dhënë dorëheqjen. Basha është larguar në këmbë ndërsa ka refuzuar të flasë për mediet.
Ditën e sotme Basha ka dhënë dorëheqjen pas 9 vitesh në krye të Partisë Demokratike. Gjatë deklaratës për media pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, Basha pranoi se Partia Demokratike është në krizë të thellë dhe për këtë arsye ka vendosur që të dorëhiqet nga detyra e tij si kryetar i PD-së, për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.
Tashmë i dorëhequr nga funksioni i tij, Basha siguroi se do të japë kontributin e tij për të ndihmuar në ringritjen e PD-së. Ai tha se në PD duhet të zhvillohet një analizë e brendshme dhe më pas zgjedhje të reja.

