TË FUNDIT

Dhembja e qafës, kur duhet të shqetësohemi?

Dhembja e qafës është një problem që haset në shumë persona. Dhembja mund të jetë e lehtë ose mund të krahasohet me një shok elektrik në krahë.

Zakonisht, dhimbja e qafës e shkaktuar nga tendosja e muskujve largohet vetë pas disa ditësh. Për dhimbjet të cilat vazhdojnë për disa javë, mënyra më e efikase për t’i trajtuar është masazhimi ose terapia fizike.

Provoni këto teknika për të qetësuar dhimbjet:

Akull ose ngrohtësi. Aplikoni akull (të mbuluar nga një kompresë) ose një qese me bizele të ngrira, në qafë për 15 minuta 3 herë ose më shumë gjatë ditës. Ose mund të bëni një dush me ujë të ngrohtë për të qetësuar muskujt.

Tendosja. Shtriqni lehtë muskujt e qafës duke kthyer qafën majtas- djathtas, poshtë-lartë.

Masazh. Masazhimi i qafës ndihmon në qetësimin e muskujve.

Qëndrim i rregullt. Praktikoni qëndrimin e mirë, sidomos para kompjuterit. Mbani të mbështetur kurrizin dhe sigurohuni që monitori I kompjuterit të jetë në nivelin e syrit.

Konsultohuni me mjekun nëse keni dhimbje të qafës që:

Përkeqësohet pavarësisht kujdesit

Vazhdon edhe pas disa javë përkujdesjeje

Dhimbja kalon në krah ose këmbë

Shoqërohet nga dhimbja e kokës, mpirje ose ndjesi shpimi

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat