Mbrëmjen e sotme është vënë re një fluks udhëtarësh që prisnin të niseshin për në Itali nga Porti i Vlorës, ku ka pasur vonesa të shumta për shkak të orareve të nisjes së trageteve, por mbi të gjitha masat anti-Covid që po zbatohen.
Në një prononcim për FaxNews, qytetarët ankohen se janë të vaksinuar me Johnsson & Johnsson, Pfizer, Moderna apo atë kineze, por sërish ju kërkohet bërja e tamponit. Udhëtarët pretendojnë se kjo është një kërkesë e shtetit shqiptar dhe jo ajo e atij Italian, por që u rëndon xhepat dhe shkakton fluks të madh.
Qytetarja 1: Kam bërë vaksinën Moderna në Itali. Kam bërë dy vaksina në Itali. Ma bënë tamponin në Shqipëri. Ma bone, ishte i detyrueshëm, ma bone. Pagova 50 euro, bashkë me djalin. Ça të bëjmë Shqipëria kështu është. Tamponet i duan këta këtu. Italia më bëri dy dhe u quajtën kur hyra në Brindisi. Për të hyrë në Brindisi tani duhet tamponi.
Qytetari 2: Banoj në Firence. Kemi bërë të dyja dozat andej. Kemi certifikatë. Paguam 20 mijë lekë, sepse këta kërkojnë tamponë. Ne e bëmë tamponin se na thanë këta këtu, me ligjet që ka shteti jonë këtu. Ne jemi me rregulla, ça të na thojnë do të bëjmë.
Qytetarja 3: Me vaksinë dhe tampon. Kam bërë Pfizerin. I pagoi djali paratë për tamponin edhe pse jemi të vaksinuar. Jemi lodhur se kemi gjithë ditën që presim.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë port është krijuar radhë udhëtarësh edhe pak dutë më parë, qytetarët u filmuan të shtrirë në këtë port, pasi u ishin anuluar lundrimet dhe nuk kishin asnjë njoftim se kur mund të rifillonin.

