fbpx

Dhuna ndaj të moshuarës në Tiranë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Vetëpërmbahuni

F6B85D9B-8463-4BA1-AF27-D75F03509994.png

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj shitësve ambulantë në Tiranë duke kërkuar që policia bashkiake të tregojë vetëpërmbajtje. Institucioni kërkon që të tregohet më shumë etikë gjatë sjelljes me qytetarët.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit policinë e Bashkisë së Tiranës të vetpërmbahet në sjelljet publike e të komunikojë dhe të sillet me etikë kundrejt çdo qytetari, pavarësisht shkeljeve administrative që konstatohen. Respektimi i dinjitetit njerëzor duhet të udhëheqë gjithmonë veprimet e organeve publike,”-shkruhet në deklaratën për shtyp.

Deklarata për shtyp

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave për dy incidente të një pasnjëshme, në të cilën përfshihen efektivë të policisë bashkiake Tiranë. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi përmes pamjeve filmike sjellje jo proporcionale të efektivëve të policisë bashkiake Tiranë, ushtrim të forcës fizike ndaj një të moshuari dhe cënim të dinjitetit të një të moshuare shitëse ambulante. Detyra e policisë Bashkiake për të zbatuar ligjin nr.8224, datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës”, duhet bërë duke garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, proporcionalitetin dhe sidomos respektimin e Dinjitetit të Njeriut. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit policinë e Bashkisë së Tiranës të vetpërmbahet në sjelljet publike e të komunikojë dhe të sillet me etikë kundrejt çdo qytetari, pavarësisht shkeljeve administrative që konstatohen. Respektimi i dinjitetit njerëzor duhet të udhëheqë gjithmonë veprimet e organeve publike.

Advertisement

Reagimi vjen pas bërjes publike të një videoje, ku efektivët e Policisë Bashkiake i hodhën në tokë gjithë frutat dhe perimet që kishte nxjerrë në shitje. Pamjet u bënë virale në rrjet duke shkaktuar reagime të forta nga publiku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303