TË FUNDIT

Dhunë dhe kërcënim me armë ndaj gruas, kapet pas disa orë kërkim 29 vjeçari

Në fshatin Rragam të Shkodrës, banorët kanë njoftuar policinë se shtetasi me inicale Z.Ç. po dhunonte bashkëshorten dhe po e kanoste me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, por kur kanë mbërritur, shtetasi Z.Ç ishte larguar drejt pyllit duke lënë armën e zjarrit në banesë.

Ai është arrestuar pas disa orësh ndjekjeje nga policia.

Shtetasi i arrestuar është Zef Çobaj, 29 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

“Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Kanos me armë dhe dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov pa leje.

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan shtetasin:

– Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam/Shkodër.

Shërbimet e Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rragam, Shkodër një shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat