Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi ushtronte dhunë dhe kërcënonte edhe me armë të ftohtë bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 57 vjeç, banues në Elbasan.
Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kanosur bashkëshorten e tij me armë të ftohtë thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

