Një 46-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka ushtuar dhunë dhe më pas ka kërcënuar me jetë me anë të një bajonete, bashkëshorten e tij.
I arrestuari është F.A banues në Cërrik i cili ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij. I arrestuari akuzohet për veprën penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

