TË FUNDIT

Dhunë psikologjike ndaj nënës e konflikte me sende të forta, 4 të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Njoftohet se në pranga janë vënë 25-vjeçari T.K., dhe 27-vjeçari A.R., pasi në rrugën “Qamil Guranjaku”, gjatë një konflikti, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Po ashtu, është arrestuar edhe një 32-vjeçar pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës. Kjo e fundit e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje nënën e B.K., ndaj të cilit ai kishte ushtruar dhunë psikologjike.

Kurse, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të F.M., 44 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat