fbpx

Dhunoi mjekun, dorëzohet 24 vjeçari: Nuk më shërbeu, ishte i dehur

Shoqata-780x439-768x432.jpg

Është vetëdorëzuar në polici 24 vjeçari që dhunoi mjekun në spitalin e Lezhës. Eduard Lleshi akuzohet se dhunoi fizikisht mjekun dermatolog Zef Doda.

I riu ka deklaruar se qëlloi mjekun me grushta pasi nuk i shërbente. “Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po më shërbente, ishte në gjendje të dehur”, mësohet të ketë thënë i riu.

Mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303