fbpx

Dialogu Kosovë-Serbi, BE: Prishtina dhe Beogradi vendosin vetë për çështjet që diskutohen

kociiii.jpg

Agjendën e çështjeve që do të diskutohen në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk e përcakton Bashkimin Europian, por vetë palët. Kështu ju përgjigj Brukseli raportimeve në mediat e Kosovës se BE ka kërkuar përfshirjen e çështjes së Trepçës në bisedime.

“Brukseli si ndërmjetësues, ka qenë gjithmonë i qartë se agjenda e dialogut vendoset nga Prishtina dhe Beogradi. Ne nuk komentojmë për pikat që ata duan të diskutojnë. Ato sjellin në tryezë çështjet që konsiderojnë të hapura dhe duhet të pajtohen nëse do të diskutojnë për secilën çështje në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme”, tha Maja Kocijançiç Zëdhënëse e KE.

Më tej, në deklaratën e Koçijançiç thuhet, se BE-ja nuk dëshiron që të importojë mosmarrëveshjet në rajon së bashku me destabilitetin që ato bartin me vete.

Komentet e zëdhënëses së KE vijnë një ditë pas takimit të bashkë-kryesuesve të Ekipit Shtetëror për Dialog, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj me diplomatë në Bruksel. Takimi u zhvillua pa njoftimin e mediave dhe nuk u lëshua asnjë deklaratë. Brukseli e cilësoi si konstruktive punën e ekipit të Kosovës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303