19.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi/ Javë e rëndësishme, Lajçak nis konsultat

Bashkimi Evropian shpreh vullnetin që dialogu Kosovë –Serbi të nisë sa më parë.  I sapoangazhuari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, në javën e parë të punës së tij do të nisë konsultat, me fokus në dialogun mes dy palëve.

Këtë e ka thënë sot Peter Stano, zëdhënës i zyrës së Përfaqëesuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së.

“Ai do të fillojë konsultat e tij gjatë kësaj jave me fokus në dialogun Prishtinë – Beograd”, ka thënë Stano në konferencën për media pa specifikuar kush do të jenë kontaktet e para.

“Mesazhi i BE’së, siç është shprehur sot në deklaratën e Shefave të Misionëve të shteteve anëtare të BE’së, është e një linje me thirrjet e mëhershme të BE’së, përfshirë edhe të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, për rinisje të dialogut pa vonesa sepse ‘status quo’ është e paqëndrueshme”, ka thënë Stano.

Zyra e emisarit special të Trumpit, Richard Grenell, nuk ka pranuar të jap ndonjë koment rreth deklaratave të sotme nga BE’ja, pas emërmit të Lajcakut.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat