Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini flet në OKB: Të hiqet taksa

vlcsnap-2019-03-12-21h59m36s181-1.jpg

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini përsëriti nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ndodhej për një seancë raportimi përpara Këshillit të Sigurimit, thirrjet drejtuar Kosovës për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Ajo përmendi më tej rolin e saj si ndërmjetësuese e dialogut, por u kujdes të theksonte se dialogu vet nuk i përkiste asaj, as Bashkimit Evropian apo ndonjërit përreth tryezës së Këshillit të Sigurimit, por iu përket më së shumti palëve diskutuese.

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së shprehu gatishmërinë për të intensifikuar shkëmbimet me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit në OKB mbi këtë çështje. /real-news.tv/ 

scroll to top