fbpx

Dialogu me Kosovën/Vuçiç shton kushte të tjera

vucic-2.jpg

Pas kushtëzimit të dialogut me heqjen e taksës, shteti serb vazhdon të zgjerojë pretendimet me kushtëzime ndaj Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ngecja aktuale e dialogut mund të tejkalohet vetëm kur Prishtina ta heq taksën 100% për mallrat nga Serbia.

Sipas tij, dialogu mund të vazhdojë kur Prishtina siç tha ai të ndalë provokimet, e në veçanti tentimit për t’ia ndërruar statutin Trepçës që vlerëson se është rrëmbim i pronës serbe.

Në komunikatën e lëshuar për media pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kiff, Vuçiç ka thënë se Serbia gjithmonë do të jetë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

Presidenti serb ka falënderuar Kiff për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Serbisë, si dhe ka folur për dëmet që i janë shkaktuar Serbisë nga taksa e vënë njëanshëm nga Prishtina, për mallrat serbe që sipas tij rrezikon edhe dialogun në Bruksel./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303