29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

‘Dialogu’, Tahiri: Mogherini mban anën e Serbisë

spot_img

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së BE, Maja Kocijançiç në lidhje me vendosjes së Trepçës në fazën finale të dialogut mes dy shteteve.

Sipas Tahirit, kjo deklaratë është skandalozë dhe luftë nxitëse nga ana e zyrës së Mogherinit.

“Zonja Mogherini ka marrë anën e Serbisë, duke dhe humbur besueshmërinë për të qenë ndërmjetësuese të paanshëm i Dialogut të Brukselit. Ky nuk është qëndrim i BE-së, por vetëm i disa zyrtareve që janë në rrugë të gabueshme”, ka thënë Edita Tahiri.

Më tej, ish-kryenegociatorja e dialogut ka theksuar se Mogherini nuk dihet se kujt po i shërben, sepse sipas Tahirit është e qartë që nuk i shërben BE-së.

Gjithashtu, Tahiri ka thënë se është alarmante që zyra e Mogherinit nuk respekton qëndrimet e shteteve liderë lidhur me ndryshimin e kufijve.

“Nuk duhet të harrojnë as Mogherini as Kocijançiç se 23 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa vetëm 5 nuk e kanë njohur. Është alarmante që zyra e Mogherinit nuk respekton qëndrimet e shteteve liderë të Evropës, si Gjermania, Franca, Britania që kanë shprehur qëndrim të prerë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në raport me Serbinë”, tha ajo./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat