fbpx

Digjet gjatë natës mjeti i parkuar në Cërrik

1552030815_digjetmakinavlore21.jpg

Foto ilustruese

Një automjet në Cërrik është përshirë nga zjarri gjatë natës për shkaqeve ende të paqarta.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.

Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit I.K., ndërsa makina në momentin e ngjarjes ka qenë e parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë e flakëve, mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303