Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar mëngjesin e sotëm katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ndërsa u asfiksuan katër fëmijë, por pas ndihmës së parë janë në gjendje të mirë.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Në këtë pallat banojnë rreth 8 familje.

