Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e fshatit Duhanas në Berat.
Raportohet se flakët kanë shkrumbuar rreth një hektarë tokë të mbjellë me fiq dhe ullinj.
Megjithëse në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, shuarja e flakëve po vështirësohet nga terreni i thyer dhe era e fortë që favorizon përhapjen e flakëve.
Deri tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar ndezjen e zjarrit.
Stina e verës që lamë pas u shoqërua me një numër të madh zjarresh në terriorin e Republikës së Shqipërisë.

